Shkatërruesi i ajritPikët: 10000 Niveli: 5 (nga 5) Shkatërruesi i ajrit - RregullatJu drejtoni anijen në pjesën e poshtme të ekranit, me këto taste: shigjeta majtas - majtas, shigjeta djathtas - djathtas, B - qëllo. Qëllimi është të shkatërroni të gjitha anijet e armikut, pa u goditur prej tyre. Ngjyra tregon fuqinë e mburojës së tyre: e kuqja është mburoja më e dobët dhe e zeza më e fuqishmja. Sa herë që anijet goditen, ngjyra e mburojës së tyre shkon drejt së kuqes; në këtë gjendje mjafton një plumb për ta shkatërruar anijen. Anija juaj ka nevojë për karburant dhe qitja mbi anijet e armikut kërkon energji. Që të dyja shprehen në pikë: çdo sekondë harxhoni një sasi të vogël pikësh dhe edhe çdo plumb juaji kushton pikë. Kur shkatërroni një anije armike, merrni një sasi relativisht të madhe pikësh, që ju lejon të vazhdoni. Kur ju godet një armik, pikët tuaja ulen. Loja mbaron kur arrini në 0 pikë, ose kur i shkatërroni të gjithë armiqtë (duke kaluar në nivelin e radhës). Paç fat! |
Provoni lojëra të tjera Lojera.com, të renditura sipas popullaritetit të tyre:
1. Nonograme Zbuloni figura të fshehura duke u nisur nga të dhënat me shifra. 2. Futoshiki Plotësoni një tabelë duke respektuar pabarazitë. 3. X-Ball Hiqni grupet e topave sipas radhës së duhur. 4. Sudoku Plotësoni me shifra një tabelë 9x9, sipas disa kufizimeve. 5. Revole topin Formoni grupe me 3 topa derisa të mbarojë koha. |
AF | AR | BG | CA | CS | DA | DE | EL | EN | ES | ET | EU | FI | FR | GA | HI | HR | HU | ID | IS | IT | JA | KO | LT | LV | MT | NL | PL | PT | RO | RU | SL | SO | SQ | SV | SW | TH | TL | TR | UK | UR | VI | ZH | ZU
©2026 Lojera.com | Politika e privatësisë